Qendra e VV-së ia “ngreh veshin” degës në Mitrovicë, fshihet postimi ku sulmohej Bedri Hamza

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë u aktivizuan pas një deklarate të kandidatit për kryetar nga PDK, Bedri Hamza i cili tha se po mbështetet edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Me parrulla “Agimi i Albinit, Bedriu i Hashimit”, aktivistë të Vetëvendosje parakaluan në sheshin e Mitrovicës.

“Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë sot përmes një aktivitetit i treguan njëherë e mirë kandidatit të PDK-së, Bedri Hamza, se ne jemi të unifikuar. As tentimi i dështuar i Bedriut të PDK-së, duke thënë se ka aktivistë të Vetëvendosjes që po e përkrahin, nuk i ndihmon nga humbja e thellë dhe pa balotazh. Para se gjithash, ata që e ndjejnë Vetëvendosjen e dinë mirë se Bedriu është dorë e Hashimit. Kurse, Agimi është i Albinit, sepse ashtu ka vendosur Lëvizja. Ne jemi bashkë për Agimin! Ne do të qeverisim së bashku me Agimin e Albinin, që të kthejmë dinjitetin e Mitrovicës”, thuhej në komunikatën e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicës.

Por si duket dikush ua “ngrehi veshin” pasi vetëm pak minuta pas publikimit, postimi u fshi në faqen zyrtare të kësaj dege në Mitrovicë, shkruan Jepi zë.

Bedri Hamza mbrëme gjatë një debati televiziv tha se ai ka marrë përkrahje në shumë prej partive tjera, përfshirë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë jam një kandidat për Mitrovicën përtej Partisë Demokratike për shkak se jam i përkrahur edhe nga subjektet e tjera politike. Edhe nga Aleanca Kosova e Re, edhe nga Partia e Drejtësisë, edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, subjekte politike me atë fuqi politike që kanë”, sqaroi ai.Të jeni të bindur që kam përkrahje edhe nga njerëz që u takojnë subjekteve politike që kandidatët e tyre i kanë në garë, sidomos elektorat i caktuar i Vetëvendosjes”, thaHamza.

“Bahtiri në Vetëvendosje ka ardhur shumë vonë dhe një pjesë e elektoratit ndoshta s’e njohin, ndoshta s’e pranojnë dhe ata janë përcaktuar për të më përkrahur mua në këtë proces zgjedhor. Po flas për aktivistë të VV’së të cilët kanë qenë qysh nga themelimi”, përfundoi Hamza.

Të ngjashme