“Qëndrim prej lideri dhe burrështetasi i Kadri Veselit në Hagë”

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve të drejtësisë, Ehat Miftaraj, e ka quajtur dinjitoze paraqitjen e Kadri Veselit para Dhomave të Specializuara, raporton Ekonomia Online.

“Qëndrim prej lideri dhe burrë shtetasi”, ka shkruar Miftaraj në profilin e tij.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Ehat Miftaraj:

“Ju lutem të keni parasysh se ky tribunal u krijua nga Kuvendi i Kosovës, për të shërbyer në emër të popullit. Ajo është mishërimi i parimit se nuk mund të ketë paqe pa drejtësi, dhe nuk mund të ketë drejtësi pa paqe. Edhe pse e ka selinë në Hagë, ajo është pjesë e sistemit tonë ligjor. Nuk duhet të ketë asnjë hatërmbetje drejtuar ndaj ndërkombëtarëve që punojnë në këtë tribunal. Ata janë duke bërë punën që populli i Kosovës ka kërkuar që ta bëjnë. Ky tribunal është pjesë e rrugëtimit të shtetëndërtimit të Kosovës, dhe ne duhet t’i shkojmë deri në fund”, thuhet në deklaratën e shkruar nga Veseli.

Qëndrim prej lideri dhe burrështetasi!

Kjo është mënyra se si mbrohet edhe lufta e shenjtë e UÇK, por edhe përçohet mesazhi se nuk i frigohemi drejtësisë.

Të ngjashme