“Qëndrimi i pandryshuar i Rusisë ndaj Kosovës nuk i pengon raportet Rusi-Shqipëri”

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 08:27 | Nga

Ambasadori i Rusisë në Tiranë Aleksander Karpushin, ka deklaruar se qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës vijon të mbetet i pandryshuar, duke iu përmbajtur Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Por ky qëndrim i Rusisë për çështjen e Kosovës nuk do të pengojë në një farë mënyre zhvillimin e raporteve Rusi-Shqipëri, shkruan Koha Ditore.

Ambasadori rus në Tiranë ka kritikuar Shqipërinë që kjo e fundit ka humbur një shans ku iu bashkua sanksioneve, sipas tij, të jashtëligjshme dhe antiruse të Bashkimit Evropian.

Të ngjashme