Qëndroi dy vjet në burg me të, Kastrati tregon se çfarë thoshte Ukshin Hoti kur e torturonin

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Ekrem Kastrati i kishte kaluar dy vitet e fundit të burgut me profesorin Ukshin Hoti.

Sot, në 23-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, Ukshin Hoti, Kastrati në Frontal të T7 tha se ai e konsideronte UÇK-në si arritjen më të madhe shqiptare.

Ai ka treguar se si i gëzohej Ukshin Hoti në burg aksioneve të UÇK-së.

“Profesori thoshte ‘sot sigurisht që kemi korrë një suskes’ duke u bazuar në vuajtjet, torturat që atë ditë veç shkaktoheshin kundër neve”, tha Kastrati.

Ai thotë se shoqëria shqiptare “s’do të mund ta prodhojë më një asi kalibri”.

“Profesori në burg ka pasë një trajtim të veçantë ndëshkues”, tregon Kastrati.

Ndiqeni këtu emisionin Frontal.

Të ngjashme