Qenke rrezitur: Opozita ia vëren Kurtit nxirjen e lëkurës pas kthimit nga Symi

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Nga ulëset e opozitës është dëgjuar shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi duke i thënë shefit të ekzekutivit “qenke rrezitur”.

Kurti po merr pjesë në seancë pas qëndrimit disa ditor në Greqi ku kishte shkuar në kuadër të “Symi Symposium”.

Kurti është kritikuar nga partitë opozitare për qëndrimin e tij në Greqi, pasi sipas tyre kreu i ekzekutivit duhet të merret me problemet e qytetarëve në Kosovë.

Të ngjashme