Qeveri emëron zgjedhjen anëtarëve të bordi të ri për ndërmarrjet Trepça, Infrakos dhe Posta e Kosovës

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 17:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës  ka miratuar vendimin  për zgjedhjen e anëtarëve të ri të bordit të përkohshëm të ndërmarrjeve publike Trepça, Infrakos dhe Posta e Kosovës, raporton  Ekonomia Online.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka shtuar se emërimi bëhet pas skadimit të mandatit të bordit të përkohshëm.

Ai ka shtuar se te ndërmarrja publike Infrakos është paraparë një anëtarë i komunitetit serb.

“Mbi bazën ligjore propozoj për këtë vendim që të miratohet. Emërimi bëhet pas skadimit  të bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje. Me ligjin për ndërmarrje publike ato e kanë numrin e kufizuar sepse janë 4 anëtarë ndërsa i pesti është kryeshefi dhe mundësia për ta zgjeruar më shumë nuk është e mundshme. Te INFRAKOS e kemi parë një anëtarë prej komunitetit serb”, tha ministri Kuçi

Për Bordin e Trepçës, janë votuar Sylejman Hyseni kryesues, kurse anëtarë: Shyqiri Sadiku, Esat Peci, Safet Sadiku dhe anëtari tjetër vjen nga punëtorët.

Në Postën e Kosovës janë emëruar Leonard Shabani kryesues, anëtarë Fadil Aliu, Elda Maloku dhe Ujkan Kamberi.

E Infrakosi do të udhëhiqet nga: Kryesues Brahim Selimaj, anëtarë Sehat Thaçi, Avni Kajdomqaj dhe Sanjja Llozaroviq.

Të ngjashme