Qeveria autorizon komisionin e ri për demarkacionin të vlerësojë punën e komisionit të vjetër

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 13:08 | Nga Valbona Bytyqi

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e gjashtë të saj, përmes një vendimi, ka autorizuar Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, të bëjë vlerësimin e punës së Komisionit të mëparshëm për Shënjimin e Kufirit.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ky komision këtë punë do ta kryejë “brenda një afati optimal” dhe do t’i paraqesë të gjeturat e tij.

Haradinaj në fillim të mandatit të tij pati shkarkuar Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, të udhëhequr nga Murat Meha.

Të ngjashme