Qeveria dërgon në Kuvend 4 emra për guvernator të BQK-së

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 15:16 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 24-të të saj ka dërguar në Kuvend kandidaturat e propozuara nga Banka Qendrore për guvernator të kësaj banke.

Kryeministri Haradinaj tha se brenda 15 ditësh ky propozim i kalon Kuvendit për miratim, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet me këto kandidatura të propozuara dhe brenda 15 ditëve ia kalon këtë mendim”, u shpreh Haradinaj.

Bazuar në Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, për përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka miratuar listën të cilën do ta procedojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me kandidatët si në vijim: Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi dhe Safet Merovci.

Të ngjashme