Qeveria dërgon në Kuvend shtatë projektligje që lidhen me kulturë dhe sport

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 12:11 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e 64-të të Qeverisë së Kosovës janë ndryshuar dhe plotësuar shtatë projektligje që lidhen me fushat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, paraqiti para kabinetit qeveritar arsyetimin për plotësim-ndryshimin e shtatë projektligjeve.

Gashi ka propozuar për miratim: Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit dhe Ligji Nr. 04/L-075 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 për Sport; Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-88 për Trashëgimin Kulturore; Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit  Nr. 05/L-090 për Sponzorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit  Nr. 05/L-075 për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive; Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit  Nr. 2004/22  për Kinematografinë; Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit  Nr. 04/L-097 për Bibliotekat.

Gashi tha se plotësim-ndryshimi i këtyre projektligjeve është një ndër objektivat e qeverisë së Kosovës, raporton EO.

“Vendimmarrja e sotme nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, shprehë poashtu edhe zbatimin e objektives strategjike kompletimi i legjislacionit, harmonizimi i Ligjeve dhe akteve ligjore me ligjet tjera të Kosovës në kuadër të përkushtimit tonë për avancimin e infrastrukturës ligjore nga MKRS-ja”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme