Qeveria e konfirmon shkarkimin e dy anëtarëve të Bordit të KEK-ut

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se e ka shkarkuar Bordin e Përkohshëm të KEK-ut, shkruan Gazeta Express.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), të 37-tën me radhë.

 Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës KEK” Sh. A. dhe për emërimin e Bordit të Përkohshëm. 

Ky vendim shfuqizon Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 04/19 të datës 03.08.2020 dhe emëron Bordin e Përkohshëm të N. P. “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A.  në këtë përbërje: 

1.   Z. Musa Misini –  Kryesues, Drejtor

Drejtor;2.   Z. Petrit Ibraj

Drejtore;3.   Znj. Fatime Grajcevci

Drejtor;4.   Z. Fadil Hoxha

Të ngjashme