Qeveria e Kosovës do të jetë e fokusuar në përmbushjen e agjendës legjislative për vitin 2019

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin në vijim do të jetë realizimi i agjendës legjislative për vitin 2019 dhe për realizim të saj është i nevojshëm një bashkëpunim dhe koordinim i punës së Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, kryeministri Haradinaj ka zhvilluar një takim me shefat e grupeve parlamentare, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ahmet Isufin dhe Bilall Sherifin nga Nisma, për të diskutuar mundësitë e realizimit të agjendës legjislative, që nënkupton edhe realizimin e projekteve tona për të ecur drejt një shoqërie të zhvilluar dhe të konsoliduar demokratike.

Kosova ka nevojë për dinamikë të re të bashkërendimit të punëve Qeveri – Kuvend, me qëllim të realizimit të obligimeve institucionale në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit tonë. Ky takim do të jetë në vazhdën e intensifikimit të punës sonë, për ta përmbyllur agjendën legjislative, që është edhe pjesë e detyrimeve tona në procesin e integrimeve euro-atlantike.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë me përkushtim bashkëpunimin me të gjithë akterët shtetërorë dhe institucionalë, me qëllim të arritjes së objektivave qeverisëse të vendit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.

Të ngjashme