Qeveria e Kosovës kërkon drejtësi për viktimat e aksidentit “Malaysian Airlines”

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Republikës së Kosovës në lidhje me njoftimin e Ekipit të Përbashkët të Hetimit për rrëzimin e aeroplanit MH17

Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet njoftimin e Ekipit të Përbashkët të Hetimeve për rrëzimin e fluturimit MH17, i cili thekson se katër të dyshuar do të ndiqen penalisht për krimet në lidhje me rrëzimin e fluturimit të Malaysian Airlines, të datës 17 korrik 2014.

Qeveria e Republikës së Kosovës i bashkëngjitet shteteve të Bashkimit Evropian dhe aleatëve të saj duke shprehur mbështetjen e plotë për përpjekjet për zbulimin e së vërtetës dhe për t’u siguruar që do të vihet drejtësi për humbjen e jetës së 298 personave nga 17 shtete të ndryshme.

Përgjegjësit për këtë ngjarje tragjike duhet të japin llogari.

Të ngjashme