Qeveria e Kosovës reagon ndaj thirrjes për t’iu bashkuar minishengenit: Nuk e ka miratimin tonë

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 13:42 | Nga Ekonomia Online
Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj thirrjes që erdhi nga qyteti i Shkupit për t’i u bashkuar inicativës së “Minishengenit Balkkanik”

Nga Qeveria e Kosovës thonë se iniciativa e ‘mini-Shengenit’ është nismë pa vizion për rajonin.

Përmes një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zyra për media e Qeverisë së Kosovës tha se “qëndrimet për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘mini-Shengen’, tashmë janë të njohura”.

Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një një konferencë ndërkombëtare që po mbahet në Ohër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova refuzon pjesëmarrjen në nismën e Mini-Shengenit duke shtuar se, rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai këto komente i bëri gjatë një fjalimi në konferencën dyditore ndërkombëtare “Prespa Forum”, që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Në ndërkohë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim rajonal, që është quajtur me titullin e ri “Open Ballkan”.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Të ngjashme