Qeveria e mbështet aksionin në veri: Kriminaliteti duhet të shkatërrohet

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 12:38 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka folur për aksionin në veri, raporton Ekonomia Online. Ajo pas mbledhjes së Qeverisë, shtoi se kriminaliteti duhet të shkatërrohet.

Haxhiu ka sqaruar se ky aksion e ka mbështetjen e Qeverisë, duke shtuar se synim kanë parandalimin e kontrabandës së mallrave.

“Besoj se e keni parë komunikatën nga Policia e Kosovës, ky operacion është në nivel vendi ku po përfshihet Prishtina, Mitrovica, Peja, dhe qëllimi është parandalim i kontrabandës së mallrave, dhe e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës”.

Ndërsa ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se në këtë aksion ka marrë pjesë Dogana e Kosovës, por jo edhe ATK-ja.

“Aksioni ka të bëj me kontrabandën e mallrave pa banderola dhe pa deklarim”.

“Është veprim qe po ndodh në Kosovë dhe nuk është në këtë rast ATK-ja nuk është e përfshirë, por Dogana e Kosovës”.

Murati ka folur për vendimet në mbledhjen e Qeverisë, derisa ka përmendur marrëveshjet me Bankën Botërore dhe atë me Fondin për Garanci Kreditore, raporton EO.

“Kishim miratimin e projektligjit, që e përcollëm në Kuvend që ka të bëjë me mbështetjen e Fondit për Garanci Kreditore, e ku do të rritet mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se operacioni policor ka nisur në orët e hershme të mëngjesit, kundër kontrabandës së mallrave.

Policia ka theksuar se ka goditur rrjetin e kontrabandës, ndërsa gjatë zhvillimit të aksionit në veri, serbët kanë sulmuar Policinë e Kosovë, duke hedhur gurë në drejtim të tyre. Po ashtu ata kanë djegur edhe disa vetura me targa RKS.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme