“Qeveria e re” diskuton për programin – Tahiri: Askush s’guxon të përzihet në punën e Kushtetueses

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi në mes të zyrtarëve të LDK-së, AAK-së dhe Nismës, në të cilin është diskutuar por programin qeverisës, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kanë diskutuar për programin e ardhshëm qeverisës. Ai ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tahiri ka thënë se asnjë subjekt politik nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e Gjykatës Kushtetuese.

“Diskutuam për planifikime  programore. I sqaruam drejtimet. Do ta vazhdojmë komunikimin. Nuk ka dicka të jashëtzakonshme, ishte takim pune”, tha Tahiri.

Ai ka thënë se askush nuk duhet të ndërhyjë në punën e Gjykatës Kushtetuese.

“Lënda është në GJK kushdo prej akterëve që komunikoan, mundohet të interferon e ka gabim dhe bie ndesh me rregullin kushtetues”, tha Tahiri.

Kurse Endrit Shala i Nisma Socialdemokrate pas këtij takimi e konfirmoi se me përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së janë takuar për harmonizimin e programit qeverisës.

“ Takimi ka pasur për qëllim harmonizimin e programit qeverisës për qeverinë e cila do të votohet sapo të përfundoj çështja në Gjykatën Kushtetuese. U takuam me qëllim që të bëjmë një program sa më të mirë qeverisës”, tha Shala i bindur se kjo që kjo qeveri do të votohet.

Takim kishte për qëllim harmonizimin e programit për Qeverinë e re, pasi kanë arritur marrëveshje për të qeverisur bashkërisht. Kurse Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim nëse dekreti i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka qenë në përputhje me Kushtetutën. Kushtetuesja e ka pezulluar dekretin e presidentit Thaçi deri më 29 maj të këtij viti.

 

Të ngjashme