Qeveria e re duhet të luftojë korrupsionin dhe të riparojë marrëdhëniet me ShBA-në

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 17:29 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kushdo që e merr të drejtën për qeverisje, duhet ta ketë parasysh riparimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe luftimin e korrupsionit. Kështu ka vlerësuar njohësi i rrethanave politike në vend,  Faton Abdullahu.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai  ka vlerësuar se pavarësisht a do ta bëhet qeveri e re, qeveri gjithëpërfshirëse apo do të ketë  vazhdim të qeverisjes së tashme, cilindo variant duhet t’i trajtoj me urgjencë këto dy çështje.

“Çfarëdo që ndodhë në ditët e ardhshme duhet të kemi parasysh dy gjëra që t’i bëjmë institucionet tona bashkë dhe efikase në luftimin e korrupsionit. Kjo është më e rëndësishmja dhe më urgjentja.  Që t’i riparojmë raportet e tona të ftohura gati të prishura me SHBA-në. Çfarëdo varianti që vjen në të ardhmen e afërt duhet t’i ketë këto dy bazamente mbi të cilat do t’i ushtrojë politikat qeverisëse. Ne presim se kush do ta merr të drejtën dhe mundësinë për ta bërë qeverinë e re. Për të vazhduar këtë të tashmen, apo për ta bërë një qeveri gjithëpërfshirëse”, u shpreh Abdullahu për Ekonomia Online.

Ai ka thënë se Qeveria e re do ta varet nga veprimet e presidentit Hashim Thaçi.

Abdullahu tha se në këtë situatë mund të vazhdohet Qeveria në detyrë me kandidat tjetër nga VV ose të bëhet Qeveria gjithëpërfshirëse.

Ai nuk e përjashton edhe mundësinë për vazhdimin e qeverisë me ministrat e LDK-së. Por, ai thotë se nëse ka përçarje, atëherë të bëhet zgjedhje tjetër.

“Do të varet se çfarë do të veproj presidenti. Por ai duhet të respektoj kushtetutën, të shohim se kujt i takon, VV me një kandidatë tjetër, apo me ndonjë partner tjetër të bëjë një qeverisje, edhe pse ka përjashtuar mundësit të bëjë koalicion me ndonjë parti tjetër. Apo i takon LDK-së që të bëjë ofertë dhe ta pranoj presidenti nëse plotësohen kushtet nëse shkohet me partner opozitar dhe minoritetet.”, tha ai për Ekonomia Online.

Kurse vendimin për shkarkimin e zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti e ka quajtur veprim me  inatati  dhe tentim për ta lënduar LDK-në.

“Lajm jo i mirë ishte shkarkimi i zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti. Kjo tregon se pati një inat për të lënduar partnerin, e me këtë tregoi se kjo përpjekje ka qenë më e fortë se sa përpjekja për të lehtësuar rrethana që të jemi gjithë bashkë virusit Corona”

Por, tha ai se në këtë situatë ku e gjithë bota është e shqetësuar nga coronavirusi, duhet të kemi institucione fleksibile për të luftuar këtë pandemi.

Sic tha ai, përmasat janë më të mëdha se sa duken në publik, pasi sipas tij, gjysma e personave nuk janë testuar nga ky virus.

 “Ne nuk jemi ende të vetëdijshme për përmasën e rrezikshmërisë së kësaj sëmundjeje. Ende nuk po bëjmë teste aq sa duhet për të kuptuar sa ka të infektuar. Andaj lutemi që të themelohet kjo qeveri sa më shpejt, ose të vazhdoj kjo që është por të kemi institucione fleksibile, për të luftuar gjendjen e krijuar nga coronavirusi”, shtoi ai.

Sipas Abdullahut, Qeveria Kurti kishte ministra të suksesshëm.

“Të vazhdoj ministri i shëndetësisë, ministrja e arsimit, të vazhdoj puna e filluar. Nëse ka mosbesim dhe përçarje të madhe ndërmjet tyre atëherë është më mirë që me urgjencë të shkohet në çfarëdo varianti tjetër por jo në këtë ekzistues”, ka thënë Abdullahu.

Mbrëmë me 82 vota pro u rrëzua Qeveria në krye me Albin Kurtin përmes mocioni të mosbesimit të iniciuar nga partneri i saj qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Pas rrëzimit të qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti qysh në orët e mesnatës shkarkoi zëvendëskryeministrin e parë në detyrë, Avdullah Hoti.

Lexo më shumë:

Të ngjashme