Qeveria e re e heq flamurin e UÇK-së

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 15:48 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili para disa javësh ishte vendosur në oborrin e qeverisë, sot nuk gjendet në vendin që ishte.

Në disa fotografi të siguruara nga Ekonomia Online shihet se flamuri i UÇK-së është larguar nga oborri i qeverisë.

Nuk dihet se kush e ka larguar apo pse është larguar.

Kujtojmë se ditë më parë ky flamur ishte vendosur në oborrin e qeverisë pas deklaratave të ish këshilltarit të Ish kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Shkëlzen Gashit i cili akuzoi UÇK-në për krime lufte.

Për këtë deklaratë pati reagime të shumta e madje ky flamur i UÇK-së u vendos nga një qytetar në oborrin e qeverisë.

Flamuri i cili dje gjendej në vendin ku ishte vendosur, sot nuk gjendet më aty.

Të ngjashme