Qeveria e re së shpejti me plan afatgjatë për pandeminë

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 16:16 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti pas vizitës në Ministrinë e Shëndetësisë, ka deklaruar se në ditët e ardhshme do ta ndërtojnë një plan më afatgjatë për ta luftuar pandeminë, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Hoti theksoi se mbeten të përkushtuar në shëndetin e qytetarëve, andaj shpresoj ai që së shpejt ta tejkalojnë këtë situatë.

“Sot vizitën e parë me dikasterin e qeverisë e kishë në Ministrinë e shëndetësisë. Mbesim të përkushtuar me situatën që po kalojmë. Falënderova stafin mjekësor për punën që kanë bërë dhe u informova për detajet deri me tani dhe çka më tutje. Po lutemi që ta kalojmë sa më lehtë”

“Ne kemi një plan bukur të zhvilluar për përballje afatgjate me këtë pandeminë që të hapim gradualisht bizneset, institucionet dhe arsimin. Duke fuqizuar stafin shëndetësor, do të jemi në ditët e ardhshme me takime me intensive për të ndërtuar një plan më afatgjatë për ketë pandemi”, u shpreh Hoti.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, potencoi se do ta avancojnë sistemin shëndetësor në vend, në mënyrë siç tha ai që të jemi të barabartë me vendet e zhvilluar të BE-së.

“Ishte paraqitja ime e parë sot, do të punojmë për shëndetin e njerëzve. Do ta avancojmë sistemin shëndetësor në Qeverinë e Kosovës, të jemi barabartë me vendet që janë progresive evropiane”, tha ai.

Drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani, tha se vendi është duke shkuar drejt normalizimit, derisa kërkoj nga qytetarët t’i respektojnë rekomandimet.

“Qytetarët tashmë janë të vetëdijesuar, ne do të shkojmë krahas normalizimit të gjendjes ku qytetarët duhet të  kenë kujdes t’i përmbushin kriteret me Covid 19”, ka thënë Ramadani.

Ai potencoi se ka një rritje të rasteve të infektimeve, por që Kosova krahas kësaj po qëndron me një sukses të madh.

Por, bëri thirrje nga qytetarët t’i përmbahen këshillave të IKShP-së.

“Në Kosovë kemi një rritje të rasteve në disa vatra dhe janë në mbikëqyrje të plotë. Apelojmë të kemi kujdes dhe ti përmbahemi rekomandimeve të ruajmë shëndetin tonë dhe  të familjes. Do të vazhdojmë bashkë më kryeministrin për të përmbushur të gjitha obligimet. Kosova në krahasim me vendet e tjera qëndron me një sukses të madh”, tha ai.

Të ngjashme