Qeveria e shtyn mbledhjen për 15 minuta, e presin ministrin Vitia

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë do të shtyhet për 15 minuta, meqë janë duke e pritur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili është në mbledhjen e Komitetit të Posaçëm për Parandalimin e infeksionit Coronavirus COVID -19, raporton Ekonomia Online.

“Jemi duke e pritur edhe ministrin Arben Vitia që të vijë nga mbledhja e Komitetit ku është duke i përmbledhur të gjitha rekomandimet, meqë ai po vonohet dhe duhet ta presim patjetër. Propozoj që shqyrtimi i masave të bëhet pasi ai të vijë”, tha Kurti.

Në këtë mbledhje Qeveria do të shqyrtojë marrjen e masave shtesë kundër Coronavirusit, pas konfirmimit sot të dy rasteve të para.

Po ashtu do të bëhet plotësimi i Komisionit me katër anëtarë të rinj.

Të ngjashme