Qeveria e zhvatësve

Prishtinë | 20 Maj 2018 | 08:39 | Nga

Qeveria është shndërruar në skemë punësimi të militantëve partiakë duke mbipopulluar ministritë me deri nga gjashtë zëvendës, shumicën prej të cilëve nuk i njeh as vetë kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Cili je ti?” është pyetja që kryeministri ia bëri njërit prej 74 zëvendësministrave kur ia kaloi fjalën, në njërën prej mbledhjeve të kabinetit.

Me këtë “armatë”, ish-komandanti i UÇK-së për Rajonin e Dukagjinit synon të korrë suksese në qeverisje. Por vëzhgues të Ekzekutivit e kanë quajtur “shou” të panevojshëm tentativën e kryeministrit për ta bindur opinionin se një numër kaq absurd i zëvendësministrave është i nevojshëm. Sipas tyre, ky është veç abuzim me pushtetin dhe paranë publike. Një zhvatje e llojit të vet.

Javën që shkoi shefi i Ekzekutivit mbajti takimin e dytë me zëvendësministrat për t’i pyetur nëse po e arsyetojnë pagën. Madje i mblodhi në 07:00, një orë para fillimit zyrtar të punës në institucione. Edhe pse foli me tone pozitive për raportet e tyre, vetëm një ditë më vonë Haradinaj u kërkoi ministrave t’u gjejnë punë zëvendësve.

“Edhe pse është një numër i tillë çfarë është, e që është 74, arsyeshmëria mund të argumentohet nëse atyre iu nxjerrim punë. Iu kisha lut jepnu punë”, u ka thënë Haradinaj ministrave, duke e konfirmuar qartë se për këta zyrtarë që paguhen nga paraja publike – punë nuk ka

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme