Qeveria emëron bordet e përkohshme të drejtorëve të katër ndërmarrjeve publike

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 14:02 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka emëruar bordet e përkohshme të drejtorëve të katër ndërmarrjeve publike: “Trepça”; “Korporata Energjetike e Kosovës”; Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës dhe të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Infrakos”, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se Qeveria duhet të veproj sa më parë në mënyrë që të ketë mbikëqyrje derisa të krijohen kushtet.

“Duke ditur se Qeveria është ndërmarrje në këtë rrethana Qeveria është e detyruar të veproje sa me parë në mënyrë që të kemi mbikëqyrje derisa të krijohen kushtet”.

“Në këtë përbërje nuk kemi përfaqësues të komuniteteve, inkurajojmë pjesëtarët e komuniteteve që të aplikojnë në konkurset e rregullta”, tha Rizvanolli.

Kryesuese e Bordit të Drejtorëve të Postës do të jetë Safija Beseni, teksa anëtarë do jenë Sebahate Krasiqi, Genc Rama dhe Naim Haliti.

Anëtarë të bordit të Trepçës janë emëruar: Hekuran Nikqi, Shyqri Kelmendi, Alban Krasniqi, Shyqri Sadiku. Kryetar i këtij Bordi është zgjedhur Bahri Hyseni.

Anëtarët e Bordit të Përkohshëm të “Infrakosit” janë zgjedhur: Enis Berisha kryesues, dhe anëtarë janë emëruar Ardita Salihu, Fitnete Ismajli dhe Afrim Mehmetaj. 

Të gjitha vendimet në mbledhjen e Qeverisë:

Është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit. Me ndryshimin dhe plotësimin e këtij vendimi, me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës emërohet Sevdije Morina në vend të Arjana Shajovcit, dhe, me propozimin e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, emërohet Blerta Deliu-Kodra në vend të ish-deputetes Donika Kada-Bujupi.

Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit për “Menaxhimin e grant kontratës të asistencës teknike në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nën IPA II (2014 – 2020)”.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Nismën për negocimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin ” Mbështetja ndaj Reformës së Arsimit dhe Trajnimit Profesional në Kosovë – Faza 2″. Kjo marrëveshje ka të bëjë me projektin e përbashkët të zhvillimit dhe mbështetjes së përpjekjeve të vazhdueshme në Kosovë për kryerjen e reformave në sektorin e arsimit dhe aftësimit profesional i cili do të zbatohet në periudhën e ardhshme 5 vjeçare.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhje Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës që të japë autorizimin për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Amandamentimit 1, të Marrëveshjes Kornizë të Kredisë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”. Amandamentimi 1 i siguron Kosovës një shtesë prej 25 milionë euro të kredisë së nënshkruar më herët, dhe shuma totale e kredisë tash është 60 milionë euro.

Me katër vendime të veçanta, Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të Drejtorëve në katër Ndërmarrje Publike:

  • Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Trepça” Sh. A. në përbërje:
  1. Bahri Hyseni, kryesues;
  2. Hekuran Nikçi, anëtar;
  3. Shyqri Kelmendi, anëtar;
  4. Alban Krasniqi, anëtar;
  5. Shyqyri Sadiku, anëtar.
  • Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes “Korporata Energjetike e Kosovës/KEK” Sh. A:
  1. Rrezarta Pllana, kryesues;
  2. Bezad Halilaj, anëtar;
  3. Merita Kasapolli, anëtare;
  4. Arbnorë Pula, anëtare.
  • Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës” Sh. A:
  1. Safije Beseni, kryesuese;
  2. Sebahate Krasniqi, anëtare;
  3. Genc Rama, anëtar;
  4. Naim Haliti, anëtar.
  • Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS” Sh. A:
  1. Enis Berisha, kryesues;
  2. Ardita Salihu, anëtare;
  3. Fitnese Ismajli, anëtare;
  4. Afrim Mehmetaj, anëtar.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për Ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit në këtë përbërje:

  1. Hasnije Ilazi;
  2. Gëzim Tosuni;
  3. Krenare Pireva Nuçi;
  4. Seb Bytyçi;
  5. Alison Felce;
  6. Cassie L. Barnhardt;
  7. Werner J. Stuber.

Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit zgjedhen për mandat 5 vjeçar dhe fillojnë mandatin ditën e ratifikimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme