Qeveria emëron Bordin drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bordi drejtues i Fondit për Sigurime Shëndetësore është emëruar në mbledhjen e radhës së Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se kanë trashëguar 15 milionë euro borxhe dhe se emërimi i bordit po bëhet për ngritje të nivelit të përgjegjësisë.

Ai madje ka paralajmëruar që në Qeveri do të sjellë një raport të performancës dhe rregullsisë.

“Bordi i Fondit për Sigurimet Shëndetësore parasheh ngritjen e nivelit të përgjegjësisë. Rreth 15 milionë euro borxh janë grumbulluar”.

“Shumë shpejt do të sjellim edhe një raport për perfomancën dhe rregullsisë”.

Të ngjashme