Qeveria, fajtore për vizat

Prishtinë | 10 Dhj 2016 | 09:19 | Nga

Akuza e kryeministrit Isa Mustafa në drejtim të opozitës se këto të fundit janë fajtore pse Kosovës nuk iu hoqën vizat këtë fundvit, njëjtë si Ukrainës dhe Gjeorgjisë, vlerësohet si e pabazë.

Por, analistët politikë në vend thonë se pikërisht Qeveria e Kosovës është fajtorja pse Kosovës nuk iu hoqën vizat, pasi që, siç thonë ata, ky koalicion qeverisës ka pasur më shumë se 80 depuetë në Parlament, të cilët pa kurrfarë problemi kanë mundur ta kalojnë çdo marrëveshje, apo Ligj, ndonëse kanë dështuar në këtë drejtim.

Ndërsa opozita, sipas tyre, nuk e ka fuqinë politike e as mandatin për të qeverisur me vendin.

Fajin e ka Qeveria, opozita s’ka mandat për të qeverisur

“Sot është dita kur duhet të turpërohen të gjithë ata që duke shpikur dhe duke u bërë avokat të një kauze të rrejshme penguan liberalizimin e vizave për Kosovën, derisa Ukraina dhe Gjeorgjia fituan për qytetarët e tyre”, ka deklaruar ditë më parë shefi i Qeverisë.

Por, Krenar Gashi, doktorant në shkencat politike, ka vlerësuar për “Zërin” se mënyra për ta fajësuar tjetrin për mosliberalizim të vizave është e çuditshme.

“Kjo lojë e fajësimit të ndërsjellë po tregon se sa e çuditshme është situata politike. Në njërën anë e kemi qeverinë që ani pse është formalisht e fuqishme, nuk e ka mbështetjen e publikut”, ka deklaruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme