Qeveria fillon mbledhjen me një minutë heshtje për viktimat e masakrës së Srebrenicës

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 14:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të viktimave të masakrës së Srebrenicës, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar edhe Projekt-Rregulloren për Integrimin e të Huajve.

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, tha se integrimi i të huajve në shoqërinë kosovare me këtë projekt-rregullore është në përputhje me gjitha standardet.

“Me këtë projekt-rregullore përcaktohen procedurat për jetën e të huajve sipas kategorive që përmbushin detyrimet e përcaktuara që parashihen masat e institucioneve përgjegjëse për të përfshirë në jetën normale të Kosovës”.

“Integrimi i të huajve në shoqërinë kosovare me këtë projekt-rregullore është në përputhje me gjitha standardet”.

Të ngjashme