Qeveria Haradinaj me 200 këshilltarë

Prishtinë | 02 Nën 2017 | 08:11 | Nga

Kryeministri Ramush Haradinaj u ka gjetur punë 16 këshilltarëve në kabinetin e tij, përderisa njëri nga ministrat e tij në kabinet tashmë i ka shtatë këshilltarë politikë dhe dy asistente ekzekutive.

Nga shtatë deri në 10 këshilltarë pritet t’i kenë edhe 20 ministrat tjerë të kësaj Qeverie, përderisa paga e një këshilltari të ministrit sillet në 600 euro derisa këshilltarët e kryeministrit marrin pagë mujore prej rreth 1500 eurosh, shkruan Zëri.

Sipas një kalkulimi të thjeshtë del se për pagat e këshilltarëve të kryeministrit dhe të ministrave brenda vitit nga buxheti i Kosovës shpenzohen rreth 2 milionë euro, shkruan tutje Zëri.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në uebfaqen e këtij dikasteri qeveritar tashmë ka publikuar emrat e shtatë këshilltarëve politikë, si dhe të dy asistenteve administrative.

Përveç numrit të madh të ministrive, Qeveria e Kosovës pritet t’i ketë rreth 50 zëvendësministra, të cilët po ashtu kanë të drejtë të emërojnë asistentë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme