Qeveria Haradinaj humb shumicën, Lista serbe kërcënon me themelimin e Asociacionit

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 08:03 | Nga

Qeveria Haradinaj ka humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës, pas daljes së Listës Serbe nga koalicioni. Kjo është pasoja e parë që kanë prodhuar arrestimi dhe dëbimi i zyrtarit serb Marko Gjuriq, një ditë më herët, shkruan sot Koha Ditore.

Përveç largimit nga Ekzekutivi, Lista Serbe ka paralajmëruar nisjen e veprimeve të njëanshme për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke ia veshur atij kompetencat ekzekutive. Por, edhe pse votat e deputetëve serbë kanë qenë vendimtare për t’u inauguruar në krye të Qeverisë, kryeministrin Haradinaj nuk e ka shqetësuar largimi i partnerit. Në deklarimin e parë për media, një ditë pas aksionit në veri, shefi i Qeverisë ka thënë se nuk i gëzohet këtij lajmi, sikurse as ngjarjes që solli arrestimin e Gjuriqit. Megjithatë ka shtuar së autoritetet e shtetit janë shtrënguar të përdorin masa të tilla, në respektim të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme