Qeveria Haradinaj nuk pushon as për natën e vitit të ri

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 17:52 | Nga

Kryeministri, Ramush Haradinaj, u ka kërkuar ministrave të tij që të punojnë edhe në natën e vitit të ri.

Këtë kërkesë Haradinaj e ka bërë në mbledhjen e Qeverisë, ku atyre u ka kërkuar që dalin nëpër terren gjatë natës së 31 dhjetorit.

“Ministri i FSK-së ka qenë mirë të shkojë të vizitojë kazermën, ai u Punëve të Brendshme ndonjë stacion policor, ministri i Shëndetësisë në ndonjë spital si dhe ai i drejtësisë në ndonjë burg”, ka thënë Haradinaj.

Më tej Haradinaj ka kërkuar nga qytetarët që të mos përdorin armët e zjarrit gjatë festave.

Këtë e ka thënë duke komentuar një deklaratë të mëparshme të tij se qitja me armë është në traditën e rajonit të Dukagjinit, duke shtuar se ajo nuk është e hijshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme