Qeveria “Haradinaj” nuk do të ketë jetëgjatësi

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 08:38 | Nga

Nezir Kraki, ligjërues i politikave të BE-së në Paris, ka deklaruar se një Qeveri me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh nuk shkon aspak në interes të shtetit dhe kjo për dy arsye: e para, kjo Qeveri nuk pritet të ketë jetëgjatësi për shkak edhe të varjes nga Lista Serbe dhe e dyta ia pamundëson kryeministrit të ardhshëm të kryejë projekte të mëdha në interes të vendit.

Për Kosovën në këto momente do të ishte shumë më e mirë një Qeveri me shumicë shqiptare e krijuar nga LVV-ja dhe LAA-ja sesa një Qeveri me 61 deputetë dhe e varur nga Lista Serbe.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris Nezir Kraki.

Sipas Krakit, një Qeveri me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh nuk shkon aspak në interes të shtetit dhe kjo për dy arsye: e para, kjo Qeveri nuk pritet të ketë jetëgjatësi për shkak edhe të varjes nga Lista Serbe dhe e dyta, ia pamundëson kryeministrit të ardhshëm të kryejë projekte të mëdha në interes të vendit.

Ai ka shtuar se do të ishte anormale që fati i institucioneve të shtetit të varet nga një grup i deputetëve serbë, të cilët dihet qartazi çfarë qëllimesh kanë dhe prej kujt dirigjohen.

Më tutje gjatë intervistës Kraki ka thënë se nëse koalicioni PAN dështon në formimin e Qeverisë, presidenti është i detyruar me Kushtetutë që herën e dytë mandatarin t’ia kalojë lëvizjes “Vetëvendosje”.

Në këtë intervistë ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për liberalizimin e vizave, për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme