Qeveria i konsideron skandaloze deklaratat e Pacollit, kërkohet hetimi i Prokurorisë

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 13:53 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deklaratat e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se është detyruar të ndërrojë destinacion për shkak të ndonjë sulmi terrorist nga institucione, janë të papranueshme dhe të dënueshme nga kjo e fundit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se deklaratat e Pacollit, janë skandaloze për faktin janë dhënë nga një ish-president dhe ish-ministër i Jashtëm.

“Është absurde në shumë nivele, por para se gjithash është e papërgjegjshme, e pamatur e dëmshme dhe e dënueshme që një deputet i Kosovës ta quaj vendin e vet, vend terrorist dhe të aftë dhe të gatshme për akte terroriste t organizuara ndaj tij”.

“Zotëri Pacolli nuk është vetëm një deputet, ai është një biznesmen i njohur ndërkombëtarë, por në të njëjtën kohë është një ish-ministër i Punëve të Jashtme dhe një ish-president i Kosovës, çka e bënë atë të ekspozuar ndaj një audience të madhe ndërkombëtare. Prandaj fjalët e tij kanë peshë shumë të rëndë dhe të cilat veçse po përdoren nga mediet e ndryshme, e më së shumti nga ata të cilët e kundërshtojnë shtetin tonë”, tha ai.

Kryeziu ka thënë se këto deklarata janë të pamatura dhe në këtë mënyrë pret që kreu i AKR-së të sqarojë deklaratën e tij dhe të kërkojë falje, raporton EO.

“Kanë kaluar më shumë se 16 orë e papërgjegjshme, e pamatur dhe zotëri Pacolli, që duhet ta shfrytëzojë këtë vëmendje që e ka ndaj tij, ashtu që të flet publikisht në raport me deklaratën e tij, në mënyrë që të kërkojë falje dhe t’i tërheq fjalët e thëna”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se Prokuroria e vendit do të duhej që të interesohej mbi deklaratën e tij, se mbi çfarë informacione e ka ndërtuar aludimin për një veprim të tillë nga institucionet shtetërore të Kosovës.

“Veprimet e radhës i takojnë zotëri Pacollit dhe Prokurorisë së vendit. Ajo do duhej që të interesohej mbi këtë deklaratë se mbi çfarë baze ai ka ndërtuar këtë frikë dhe mbi çfarë informacione e ka ndërtuar aludimin se mund të ketë një veprim të tillë nga institucionet shtetërore të Kosovës”, ka thënë ai.

Pacolli sipas Kryeziut është dërguar në vetizolim për arsye shëndetësore të tij, sikurse që ka pasur disa raste të atilla.

Të ngjashme