Qeveria ishte e detyruar ta vendoste taksën, konsumatorët nuk u pyetën fare

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Është mbajtur sot në Çagllavicë, debati për atë se kush fitoi dhe kush humbi me taksën 100% që Kosova ja vendosi Serbisë tash e shtatë muaj.

Zëvendësministri në ikje i Financave, Fatmir Gashi, ka thënë se Qeveria kosovare ka qenë e detyruar ta vendosë një masë të tillë pasi që sipas tij Serbia po e lufton me gjithçka shtetin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ndërsa drejtori i Organizatës së Konsumatorit, Selatin Kaçaniku, ka thënë se konsumatorin në Kosovë askush nuk e ka pyetur se a duhet të vendoset taksa apo jo.

Nga ana e tyre, gazetarë dhe përfaqësues serbë të bizneseve në Kosovë e kanë quajtur , ”marrëzi” taksën 100%.

Të ngjashme