Qeveria Kurti anulon vendimin e Qeverisë Hoti për emërimin e një bordi

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 14:41 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria Kurti ka anuluar vendimin e qeverisë Hoti për emërimin e anëtarëve të Bordit në Autoritetin Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare, me arsyetimin se nuk ka pasur përfaqësim të barabartë gjinor, raporton Ekonomia Online.

Qeveria Hoti kishte propozuar në dhjetor të vitit të kaluar pesë emra, Bahri Anadollin për kryetar, ndërsa për anëtar ishin propozuar Hazir Hajdari, Mark Buzhala, Iliriana Berisha e Faruk Rexhaj.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli prezantoi kryetarin dhe anëtarët e rinj të bordit të ARKEP-it, 1. Nazmi Rahimi- kryetar 2. Lule Ahmeti 3. Shkumbin Ahmeti 4. Rrezarta Durkau-Rizaj 5. Arian Qorrolli janë katër anëtarët .

Komunikata e Qeverisë:

Në mbledhjen e 9-të, të rregullt, Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti ka miratuar katër vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.Reklamë

Vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e sotme ka qenë për themelimin e  Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në këtë përbërje: 

1.      Sh. T. Albin Kurti, Kryeministri i Republikës së Kosovës;

2.      Z. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

3.      Z. Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës;

4.      Znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë;

5.      Z. Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve;

6.      Anëtar i Komitetit – Përfaqësues nga Familja Jashari;

7.      Anëtar i Komitetit – Drejtor i  Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës;

8.      Anëtar i Komitetit – Drejtori i Muzeut të Kosovës;

9.      Anëtar i Komitetit – Drejtori i Institutit të Historisë;

10.  Anëtar i Komitetit – Drejtori i Institutit Albanologjik;

11.  Anëtar i Komitetit – z. Bekim Jashari, Kryetar i  Komunës së  Skenderajt;

12.  Anëtar i Komitetit –  Përfaqësues nga Shoqata e Arkitektëve; dhe

13.  Anëtar i Komitetit –  Emin Lati, Përfaqësues nga OVL e UÇK-së.

Komiteti Ndërministror obligohet t’i kryej detyrat e përcaktuara me Ligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe legjislacionin tjetër përkatës. 

Vendimi i radhës i kabinetit qeveritar ka anuluar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për kryetarë dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimet Elektronike.

Shfuqizimi i këtij vendimi është bërë për shkak se te përbërja e kryetarit dhe anëtarëve të propozuar në vendimin e shfuqizuar nuk është respektuar kuota e nevojshme gjinore, e përcaktuar me Ligjin për Barazi Gjinore. Në lidhje me këtë, ligji i lartpërmendur, përcakton se: …”Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë për qind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse…”.

Në rrjedhë të kësaj, përbërja e kryetarit dhe anëtarëve të propozuar nuk janë në harmoni me dispozitën ligjore të lartpërmendur, dhe rrjedhimisht është obligim i çdo institucioni kompetent që ta ketë përfaqësimin e barabartë gjinorë përkatësisht ta plotësojë kuotën e nevojshme gjinore për përfaqësim minimal prej pesëdhjetë për qind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe në organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të Reformës së Administratës Publike dhe strukturave përgjegjëse për të koordinuar, monitoruar dhe zbatuar dokumentet strategjike të reformës së administratës publike. Këshilli i Ministrave për Reformën e Administratës Publike do të jetë struktura kryesore përgjegjëse për sigurimin e zbatimit të Reformës së Administratës Publike. Ai do të ketë këtë përbërje:

1.      Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme – kryesues;

2.      Ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve – anëtar;

3.      Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal – anëtar;

4.      Ministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – anëtar;

5.      Ministri i Ministrisë së Drejtësisë – anëtar; dhe

6.      Zyra e Kryeministrit (këshilltar politik) – anëtar

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Qeverinë e Arabisë Saudite për bashkëpunimin policor. Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për lidhjen e kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja do të përfshijë bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar trans kufitar, terrorizmit, prodhimi dhe trafikimi i substancave narkotike, krimeve kibernetike dhe krimet e pornografisë së fëmijëve në internet, krimet ekonomike dhe financiare duke përfshirë shpëlarjen e parave, trafikimin e paligjshëm të automjeteve dhe krimeve të ngjashme. 

Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka njoftuar kabinetin qeveritar se Bordi Drejtues i Agjencisë Rregullative të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mbet pa mandat që nga dhjetori i viti të kaluar. Andaj ka propozuar që Qeveria, në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike, të miratojë listën e propozimeve për anëtarë të Agjencisë që do të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës  si në vijim:

1.      Nazim Rrahimi – kryetar

2.      Lule Ahmedi – anëtare

3.      Shkumbin Hamiti – anëtar

4.      Rrezarta Duraku-Rizaj – anëtar

5.      Arian Qorrolli – anëtar

Kryeministri ka kërkuar nga ministrat që më së voni deri të mërkurën të dorëzojnë propozimet e tyre finale për planin dhe programin e tyre qeverisës, në mënyrë që të aprovohet nga kabineti qeveritar dhe të dërgohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme