Qeveria Kurti e lë Ambasadën në ShBA pa përfaqësim diplomatik

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Albin Kurti në pak ditë të jetës së saj në pushtet, lëkundi marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe ajo që shihet si gjë jo e mirë është së ka lënë pa as një diplomat ambasadën e vendit tonë në Uashington.

Lufta frontale me deklarata ndaj qeverisë amerikane duke akuzuar të dërguarin e Presidentit Trump, Grenell për ndërhyrje në rënien e qeverisë nga kryeministri Kurti, është shoqëruar me një iniciativë të ministrit të jashtëm Konjufca për ta lënë Kosovën pa përfaqësim diplomatik në Uashington.

Siç mëson lajmi.net nga burimet brenda MPJ, pas ftesës së parë për ta tërhequr nga shërbimi i saj, Ambasadoren Vlora Citaku, ministri Konjufca është kujdesur që t’i tërheq edhe të gjithë diplomatët e tjerë duke e lënë Ambasadën pa përfaqësim.

Diplomatet Modesta Imeri, Frymëzim Isufaj, Rron Dumoshi tashmë kanë marrë ftesat për kthim në Kosovë – një praktikë kjo e pazakontë që Ambasada të mbetet në mëshirën e stafit lokal dhe pa ndonjë diplomat të akredituar pran shtetit nikoqir.

Të vetëm punonjës momentalisht në Ambasadë pos stafit lokal, janë vetëm atasheu i FSK dhe ai i sigurisë.

Këto lëvizje të menjëhershme të ministrit Konjufca në raport me ambasadën mësohet në Uashington, se nuk janë parë me sy të mirë as nga rrethet diplomatike në Amerikë.

Të ngjashme