Qeveria Kurti mban mbledhjen e parë sot

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i sapozgjedhur, Albin Kurti, do t’i mbledhë ministrat dhe zëvendëskryeministrat e tij në ditën e parë të punës në krye të ekzekutivit.

Sipas agjendës së publikuar nga Zyra e Kryeministrit, kjo mbledhje pritet të fillojë në orën 11:30.

Kurti u zgjodh kryeministër në seancën e djeshme të Kuvendit me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme