Qeveria Kurti me projekt alternativ në vend të Autostradës së Dukagjinit

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

“Autostrada e Dukagjinit tashmë është ligj, u pëlqeu të tjerëve apo jo. Ajo do të realizohet, sepse ne jemi të vendosur 100 për qind”, kishte thënë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Por, ky projekt nuk duket se do të realizohet.

Qeveria Kurti, e cila ka marrë mandatin të hënën, parasheh si projekt alternativ zgjerimin e rrugës rajonale Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren. Ky projekt do të jetë më pak i kushtueshëm në krahasim me Autostradën e Dukagjinit, e cila parashihej që të ketë kosto rreth 1 miliard euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, as Qeveria e re nuk ka mundur që t’i shmanget asfaltit. Në program ka ndërtimin e disa rrugëve të reja, por edhe vazhdimin e projekteve ekzistuese. Megjithatë, përfaqësuesit e shoqërisë civile, kanë kërkuar nga Qeveria e re që të ketë kujdes me hyrjen në obligime kundrejt kapaciteteve buxhetore.

Kjo pasi, sipas tyre, mbingarkesat buxhetore nga qeveritë paraprake kanë shkaktuar zvarritje të projekteve dhe humbje të parasë publike.

Të ngjashme