“Qeveria Kurti moti ka dhënë dorëheqje prej shëndetësisë”

Prishtinë | 06 Tet 2022 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe Frashër Krasnqi i PSD-së i cili me këtë rast pati kritika edhe ndaj Qeverisë, duke shtuar se njëjtë si Latifi edhe Qeveria Kurti ka dhënë dorëheqje nga shëndetësia.

“Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje prej ministrisë, por Qeveria Kurti moti ka dhënë dorëheqeje prej shëndetësisë”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se ndaj ministrit Latifi ka pasur shumë kritika për vizitat e tij jashtë vendit e duke mos e ndihmuar aspak sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Të ngjashme