Qeveria Kurti pritet ta miratojë planin e punës

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot pasdite, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate që kryeministria ka nisur për medie.

Në këtë njoftim thuhet se mbledhja e Qeverisë do të mbahet sot në ora 15:00.

Në këtë mbledhje sipas deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut që e ka bërë dje në një tryezë të organizuar nga FOL, do të hidhet në votim planprogrami i Qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme