Qeveria Kurti: Shërbimi ushtarak i obligueshëm, zgjat 3 muaj

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Në programin qeverisës që u votua sot në qeveri, është përfshirë edhe zotimi i kryeministrit Albin Kurti, për ta bërë shërbimin ushtarak të obligueshëm.

“Shërbimi ushtarak i obligueshëm që do të jetë me kohëzgjatje tremujore në përputhje dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-s”, thuhet në dokument.

Janë dhënë zotime edhe për FSK-në, dhe është përfshirë në program edhe shërbimi i obligueshëm ushtarak.

“Qeveria do të angazhohet që forcat e sigurisë të jenë pjesëmarrëse në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me shtetet anëtare të NATO-s. Do të vazhdojë mbështetjen për profesionalizimin dhe sigurimin e pajisjeve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, duke u bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit”, thuhet në Program. “Po ashtu, për blerjen e pajisjeve ushtarake do të ketë lirim nga dogana. Qeveria do të ndërmarrë këto veprime në mënyrë që të jetë kontribuese e arkitekturës së sigurisë globale dhe pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse”.

Më herët, paralajmërimi i Kurtit për shërbimin ushtarak ishte mirëpritur nga qytetarët. Sipas tyre, ky vendim do të disiplinonte dhe edukonte të rinjtë kosovarë.

Por, sipas ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, një gjë e tillë thoshte se është e pamundur për shkak të kostos buxhetore dhe është në kundërshtim me planin 10-vjeçar për transformimin e FSK-së në ushtri, që është miratuar në Kuvend.

Të ngjashme