Qeveria mban mbledhjen, vendos për ndarjen e mjeteve shtesë për kategori të ndryshme

Prishtinë | 21 Pri 2021 | 16:18 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhje do të shqyrtojë propozim-vendime për ndarje të mjeteve buxhetore për disa kategori, raporton Ekonomia Online.

Mbledhja e tetë e Qeverisë Kurti 2 në rend dite ka shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarje të mjeteve shtesë për pagesa të shtesës në pagë për sektorin e shëndetësisë dhe zyrtarët policorë për angazhimin në përballjen me pandeminë. Do të shqyrtohet edhe ndarja e mjeteve financiare tek organizatat buxhetore të caktuara me qëllim të mbulimit të kostos së shtesave për skemat sociale e pensionale për muajt prill, maj dhe qershor.

Pos tyre, në rend dite është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të bordit të drejtorëve të Telekomit si dhe shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Pritet të merret edhe vendimi për themelimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike dhe do të shqyrtohet propozimi për ndryshimin e plotësimin e vendimit lidhur me masat për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme