Qeveria mbulon shpenzimet për shërimin e Bujar Bukoshit 

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 08:18 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim për mbulimin e shpenzimeve për mjekim jashtë shtetit për ish-zëvendëskryeministrin Bujar Bukoshi.

Kryeministri Ramush Haradinaj kërkoi që Qveria të ndajë 30 mijë euro për Bujar Bukoshin, i cili njihet si kryeministër i Qeverisë në egzil të Kosovës, gjatë viteve 1990-të.

“Do t’i ndahen ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi, për shërim, një shumë prej 30 mijë euro. Këto shpenzime mbulohen nga kategoria e rezervave”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Kërkesa e qeverisë u miratua nga kabineti qeveritar. 

Edhe Isa Mustafa në kohën sa ishte kryeministër kishte ndarë para për shërimin e Bukoshit, i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Të ngjashme