Qeveria me mekanizëm për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 11:07 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept-dokumentin për themelimin e Mekanizmit për Dokumentin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri, Albin Kurti tha dokumentimi, do t’i shërbejë edhe edukimit dhe ngritjes së vetëdijes që vendi “të mos shohë kurrë më krime”.

“Kanë kaluar 22  vite pas luftës dhe adresimi i krimeve është shumë larg, ne nuk mund ta zhbëjmë kohën, por duhet ta bëjmë më të mirën. Krimet do të trajtohen nga mekanizmi, koncept-dokumenti që po e shqyrtojmë ka për qëllim themelimin e mekanizmit për dokumentimin e krimeve”.

“Dokumentimi i krimeve do t’i shërbejë ngritjes së vetëdijes që vendi ynë dhe rajoni mos të shoh më. Ky është momenti për të mbrojtur kujtesën kolektive për gjeneratat pas nesh”.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qëllimi i mekanizmit është që krimet të mblidhen, verifikohen, sistemohen, të ruhen dhe të jenë të qasshme, raporton EO.

 “Qëllimi i krijimit është që krimet që kanë ndodhë të mblidhen, të verifikohen dhe të jenë të qasshme për viktimat, për shoqërinë dhe pastaj për institucionet e drejtësisë”.

Të ngjashme