Qeveria me Plan për adresimin e Sfidave të Raportit të Komisionit Evropian

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 09:29 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria në mbledhjen e radhës ka miratuar Planin Aksional për adresimin e Sfidave të Raportit të Komisionit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se të gjitha institucionet duhet që të mobilizohen në zbatim të këtij plani.

“Ky plan është kontribut i zyrës së kryeministrit, bashkë me MIE do vazhdojmë së bashku. Duhet të mobilizohemi të punojmë që të avancojmë rrugën drejt në BE”.

“Jo me i identifikua sukseset po problemet dhe sfidat dhe ato probleme me i kthyer në një plan veprimi për sfidat që janë gjet në raportin e progresit. Jemi të interesuar të punojmë për këtë”.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, propozoi që të ekipi që merret me agjendën evropiane të rikonstruktohet, ngase sipas tij, vendet e rajonit kanë përdorur metoda të ndryshme si këtë çështje ta kthejnë në prioritet.

“Vendet e rajonit kanë përvoja të ndryshme se si e kanë shndërruar në prioritet integrimin evropian. Edhe këshilli për MSA që përbëhet prej parlamentit ta gjejë një modalitet si të përfshihemi si Kosovë”.

“Ta mendojmë një rikonstrukturim të ekipit që merret me agjendë evropiane meqenëse sfidat që adresohen nuk janë vetëm të Qeverisë, partive politike por do ishte qasje më e mirë për rrugën në BE”.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se qysh javën e ardhshme në do të përcaktohet detyrat për secilën ministri veç e veç dhe se raportit për vendin nuk është përgjegjësi vetëm e kësaj ministrie, por e gjithë institucioneve.

“Qysh në javën tjetër do mbajmë mbledhjen e Këshillit ministror për integrim dhe do të përcaktohen për secilën ministri sfidat që i ka, dhe inputi i radhës është pas pushimeve verore që të jetë pozitiv për raportin e ardhshëm të vendit. Raporti i vendit nuk është vetëm përgjegjësi e MIE, por e gjithë ministrinë, dhe jo e Qeverisë por e gjithë vendit”.

Edhe Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se të gjeturat e Raportit të Komisionit Evropian nuk janë çështje vetëm e ministrisë së Integrimeve.

“E mbështes këtë se nevojitet të takohemi, do propozoja që një ditë të ndahemi të bisedojmë sepse janë çështje të lidhura, nuk është vetëm çështje e një ministri”.

Të ngjashme