Qeveria merr masa të reja, ndalon hyrje-daljet edhe për Malishevën

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 00:03 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e jashtëzakonshme, ka marrë vendim për masa shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19 në vazhdimësi të vendimit të Qeverisë Nr.01/09, të datës 13 mars 2020.

Masat shtesë që janë ndërmarrë në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës janë si në vijim:

1.Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve në komunën e Malishevës.

2.Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet tjera relevante të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij vendimi.

Të ngjashme