Qeveria miraton buxhetin e 2018-ës prej 2 miliardë e 82 milionë €

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 08:35 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e projektligjit për Buxhetin për vitin 2018. I gjithë buxheti për vitin 2018 do të jetë 2 miliardë e 82 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se buxheti është i sigurt dhe sipas tij, do të ndikoje në zhvillimin ekonomik.

Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza tha se për vitin 2018 parashikohet rritje prej 4.6 për qind. Më tej ministri ka sqaruar se çka parashihet në projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm.

“… për vitin 2018 presim që rritja ekonomike 4.6 për qind”

“Të hyrat për vitin 2018-2030, politikat tatimore do të jetë mbështetëse për sektorin privat. Ne presim që në vitin 2018 të ketë rritje dhe të jetë 5 për qind më i madh se buxheti i rishikuar për vitin 2017”.

“Shpenzimet gjithsej janë rritur 15 për qind më shumë se buxheti i rishikuat i vitit 2017 Në kuadër të shpenzimeve paga dhe mëditje 589 milion euro,  ky buxhet parasheh rritje të pagave për të gjithë sektorin publik nga janari i vitit 2018 dhe vende të reja të punës për institucionet e reja”.

“Për viktimat e dhunës seksuale qeveria e Kosovës do të sigurojë kompensim adekuat për këtë kategori”.

“Shpenzimet kapitale kanë shënuar rritje prej 10 m3 për qind që është rritje nga buxheti i rishikuar. Projektet më të rëndësishme është autostrada Prishtinë Shkup Prishtinë Mitrovicë Prishtinë Pejë  autostrada në drejtim të Gjilanit, rruga tjetër në drejtim të Podujevës”.

“Për funksionimin e drejtësisë 246 milion euro ministria e Drejtësisë rritje 9 për qind. Rritja është bërë në atë mënyrë që bën rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

“Shëndetësia propozohet të rritet 21 për qind dhe granti komunal është rritur 9 për qind. 200 milion euro Barnat esenciale është rritur 36 për qind. Punësimi i 200 mjekëve specialist dhe 100 infermierëve të rijnë”.

“Arsimi 22 për qind në nivel qendror duke llogaritur edhe grantin komunal për 6 për qind”.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, ka kërkuar buxhet shtesë prej 1 milionë eurove në mënyrë që të zbatohet strategjia për ashkalinjë.

Gjithashtu sipas tij ky buxhet shtesë është edhe për kërkesa të tjerë si dhe bashkëpunimin në mes të komunave.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka theksuar se janë gjetur borxhe të shumtë dhe se ky buxhet është një hap i parë i krijimit të një momentumi të ri për shëndetësinë kosovare.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për autorizimin e kompanisë amerikane “Patton Boggs” që të përfaqësoj Kosovën në kontestin me kompaninë AXOS kapital GMBH, në Tribunalin Ndërkombëtarë të Arbitrazhit.

Të ngjashme