Qeveria miraton kërkesën për implementim të dy vendimeve të MTI-së për import

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 14:48 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë për zbatimin nga Dogana e Kosovës  për dy vendime të marra nga ai.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, kërkoi nga qeveria që përmes një vendimi  të kërkohet nga dogana e Kosovës implementimi i dy vendimeve të MTI-së për importin e qumështit dhe të pemëve dhe perimeve.

“Kërkojmë nga qeveria që ligjet që rrjedhin nga ministria, si vendimi për importin e qumështit dhe pemëve dhe perimeve kërkohet që të zbatohet nga dogana e Kosovës”.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se për vendimet e marra nga ministria duhet të komunikohet edhe me shtetet të cilat preken nga ai vendim, raporton Ekonomia Online.

“Ky është vendim që ka të bëjë me çështje të brendshme dhe të jashtme. Me sa di unë planifikohet me u komuniku me shtetet para se shtetet me u ballafaqu me doganën e Kosovës. Mos të del si me kanë naj luftë tregtare. I kisha dhënë goxha prioritet komunikimit diplomatik”.

Mirëpo Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se dogana respekton vendimet të cilat prej ministrisë kalojnë dhe marrin pëlqimin e qeverisë, raporton EO.

“Doganat e Kosovës i zbatojnë ligjet dhe vendimet e qeverisë. Kërkohet që ai vendim të bëhet vendim i qeverisë. As Ministria e Financave nuk mundet me vendime individuale para se i njëjti me ardhë në qeveri. I njëjti vendim duhet me ardhë, me kalu në qeveri, me qëllim që dogana me pasë të drejtë për zbatimin e vendimeve”.

Kryeministri Ramush Haradinaj

“Me respekt për kërkesën e juaj, na nuk duhet me diskutu që me u bë kategori .. ju kisha lut që nëse ka një aspekt ta sqarojmë”.

Ministria e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, kërkoi që kjo pikë të vendoset për një ditë tjetër kur të marrin të gjitha informatat. Shtyrjen e kësaj pike e kërkoi edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Të ngjashme