Qeveria miraton marrëveshjen me Bankën Botërore prej 14.3 milionë €

Prishtinë | 20 Tet 2017 | 13:30 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit për Zhvillim Ndërkombëtar.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ky projekt ka për qëllim avancimin e legjislacionit për tregti dhe do të ndikojë në rritjen e konkurrueshmërisë për produktet që ekposrtohen nga tregu i Kosovës raporton Ekonomia Online.

“Pas nënshkrimit me Bankën Botërore, në realizimin e një projekti tregtarë Ministria e Financave ka përgatitur marrëveshjen, që kap shifrën prej 14.3 milionë euro, me 25 vite maturitet, 5 vite grejs periudhë dhe 0.45 për qind normë interesi”.

174 milionë euro donacione gjatë vitit 2016

Qeveria e Kosovës ka bërë shqyrtimin e raportit vjetor mbi aktivitetet e donatorëve për vitin 2016. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se shuma e përgjithshme e asistencës së donatorëve për vitin 2016 është 174 milionë euro.

Sipas saj, qeverisja dhe shoqëria civile janë ato që kanë përfituar më së shumti, apo kthyer në përqindje, rreth 30 për qind të asistencës zhvillimore të ofruar për Kosovë.

“Qeverisja dhe shoqëria civile kanë përfituar me 30 për qind të asistencës zhvillimore të ofruar për Kosovë. Sektorët tjerë që kanë përfituar janë uji dhe kanalizimi, arsimi, infrastruktura dhe shërbime e tjera sociale, biznesi dhe shërbimet tjera”, tha Hoxha.

Sipas saj, donatori më i madh është BE e cila ka kontribuuar me 61 milionë euro pastaj ShBA me 33,6 milionë euro dhe Gjermania me 19 milionë euro gjatë vitit 2016.

Të ngjashme