Qeveria miraton mjetet për punë shtesë edhe për FSK-në

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 14:13 | Nga Hasan Hoti

Qeveria në largim e Kosovës, ka miratuar projekt-rregulloren për rregullimin e pagave, shtesave mbi pagat dhe kompensimet tjera për të gjithë pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK, raporto Ekonomia Online.

Këtë projekt-rregullore e prezantoi ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, i cili edhe kërkoi miratimin e saj.

“Kjo projekt-rregullore ka për qëllim rregullimin e pagave, shtesave mbi pagat dhe kompensimet tjera për të gjithë pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK në përputhje me strukturën e gradave të organizimit të brendshëm brenda strukturës së ministrisë dhe FSK. Hartimi dhe miratimi i kësaj projekt-rregullore është në përputhje me nenin 14 të ligjit për shërbim në FSK, andaj duke u bazuar në atë që e thash më lejoni që t’ju ftoj që ta miratoni këtë projekt-rregullore”, tha Berisha.

Qeveria e miratoi këtë projekt-rregullore të FSK-së.

Të ngjashme