Qeveria miraton nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës, BE-së dhe Malit të Zi

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 14:03 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria në detyrë ka miratuar nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet BE-së, Kosovës dhe Malit të Zi në kuadër të programit IPAII, raporton Ekonomia Online.

Ministrja në detyrë e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha kërkoi të shqyrtohet nisma

“Kam kënaqësinë ta paraqes nismën për nënshkrimin fianaciar tripalëshe mes BE-Kosovës dhe Malit të Zi për vitin 2018 për zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA2II ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Në zbatimin e programit kufitar që zbatohet në kuadër të para anëtarësimit IPAII mes Kosovës dhe Malit te Zi. Kjo marrëveshje do të mundësoj përfitimi nga IPA II për bashkëpunim ndërkufitar mes këtyre dy shteteve. Marrëveshja mundëson të zbatimit të programit kufitar mes dy vendeve në kuadër të alukimit të fondit të IPA për vitin 2018”, tha ajo.

Ky vendim u miratua me shumicë votash nga gjithë kabineti qeveritar.

Të ngjashme