Qeveria miraton planin e punës, Hoti thotë se fokus mbetet rimëkëmbja ekonomike e dialogu me Serbinë

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 11:31 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen e pestë nën udhëheqjen e kryeministrit Avdullah Hoti, në të cilën ka aprovuar Planin e Punës së Qeverisë për vitin 2020 dhe planin Indikativ të Punës së Qeverisë për vitet 2021-2022, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Avdullah Hoti ka shpalosur planin e punës ku tha se fokus mbetet rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë e dialogu me Serbinë.

“Plani i punës përmban 11 prioritete, 58 objektiva dhe 126 projektligje”.

“Prioriteti për menaxhimin e pandemisë me pas rimëkëmbja ekonomik, plani zhvillimor ekonomik, dialogu me Serbinë, shëndetësia, bujqësia, minierat, mbrojtja sociale, sporti e të tjera në përputhje me Kuvendin”.

“Është plan ambicioz i punës të ligjet, por kërkoj angazhim maksimal nga ana e juaj”, tha ai.

Qeveri gjithashtu ka miratuar propozim-vendimit për konfirmimin e vullnetit të Qeverisë për disa vendime të mbetua në procedurat e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Zv.kryeministri, Driton Selmanaj propozoj që vendimet e mbetura të procedohen në Kuvend.

“Qeveria duhet të deklarohet me vendimet që kanë mbetur. Propozohet të procedohen në Kuvend dhe planin financiar për vitin 2020. Kodi i procedurës penale, programi kombëtar”.

Qeveria po ashtu ka miratuar edhe Projekt Rregulloren për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nr për Fushat e Përgjegjësive Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.

Të ngjashme