Qeveria miraton planin për menaxhimin e emigrantëve dhe refugjatëve

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 15:29 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, ka miratuar draft-planin të reagimit për menaxhimin e fluksit të mundshëm të emigrantëve, refugjatëve dhe aplikuesve, raporton EkonomiaOnline.

Ministri i MPB, Ekrem Mustafa, tha se janë të përgatitur për çdo të papritur.

Ndërsa tregoi edhe skenarët që parasheh ky plan.

“Kosova deri më tani nuk ka pas fluks të refugjatëve nga lindja mesme por duhet të jemi të përgatitur për të papritura eventuale rrethanat e deritashme tregon se aty ku mbyllët një korridor mund të hapën korridore tjera. Plani definon veprimet e përgatitjeve dhe reagimin nga institucionet përcakton përgjegjësitë dhe masat që duhet marrë”.

“Janë 4 skenarë të mundshëm, mbrojtja e të drejtave të njeriut, mbrojta e rendit dhe mbrojtja kombëtare”, tha Mustafa.

Të ngjashme