Qeveria miraton projekt-ligjin në parandalimin Konfliktit të Interesit në ushtrimin e Funksionit Publik

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 12:49 | Nga Valbona Bytyqi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e gjashtë të saj ka miratuar projekt-ligjin për parandalimin Konfliktit të Interesit në ushtrimin e Funksionit Publik.

Ky Projektligj forcon integritetin dhe garantimin e kryerjes së detyrave publike në mënyrë objektive, të paanshme dhe transparente të zyrtarëve publik.
Qëllimi i Projektligjit është që të identifikojë, parandalojë, menaxhojë dhe zgjidh konfliktin e interesit të zyrtarëve publik.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se ky projektligj do të ndikoj në parandalimin e rasteve të konfliktit të interesit dhe në këtë rast edhe të korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

“Miratimi këtij projektligji është pjesë e marrëveshjes ERA. Konsideroj se po ju ofrojmë legjislacion adekuat që puna e tyre të jetë sa më adekuate veçanërisht për rastet e korrupsionit dhe në këtë rast të konfliktit të interesit. Konsiderojmë se është projektligj që do të ndikojë edhe më tej në luftimin e rasteve të tilla”.

Të ngjashme